Last Updated on 02/10/2026 by EL
Modelja braziliane Adriana Lima ka tërhequr vëmendjen e publikut për pamjen e saj fizike ndërsa u shfaq në Javën e Modës në Paris në eventin e Revolve me një krijim që ngjante më një pallto lëkure.
Fotot dhe videot e saj u përhapën në rrjetet sociale, ku përdoruesit komentuan për ndryshimin e saj në pamje duke shprehur kështu shqetësimin e tyre për humbjen në peshë.
Ndjekësit e saj aluduan se ky ndryshim mund të vinte pasi modelja iu nënshtrua procedurave kozmetike duke theksuar nga ana tjetër se gjendja e trupit të saj nuk duhet normalizuar.
Reagimet e ndjekësve vijnë pasi Lima u kthye në objekt diskutimi pas ndryshimit të fytyrës së saj nëpërmjet procedurave estetike ku modelja i mohoi pretendimet ndërkohë që citoi se ishte fytyra e një nëne të lodhur që kujdeset për fëmijët dhe kafshët shtëpiake./et
