Një seri e re bombardimesh izraelite në Libanin jugor kanë vrarë të paktën tre persona.
Forcat e armatosura izraelite njoftuan se kishin goditur dhjetëra “objektiva”, pozicione të lëvizjes shiite Hezbollah, e cila punon për Iranin.
Bombardimet, kryesisht nga ajri, vazhdojnë të jenë të përditshme në Libanin jugor, pavarësisht armëpushimit midis Izraelit dhe Hezbollahut që ka qenë në fuqi që nga 17 prilli dhe të cilin palët akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje.
Në një deklaratë, forcat e armatosura njoftuan se kishin “shkatërruar rreth 50 objekte infrastrukturore të Hezbollahut në sektorë të ndryshëm”.
Më parë, forcat e armatosura izraelite kishin urdhëruar evakuimin urgjent të civilëve nga nëntë fshatra.
Hezbollahu, nga ana e tij, mori përgjegjësinë për sulmet ndaj trupave izraelite, duke theksuar se veproi në hakmarrje për “shkeljet”./kb
