Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili, është paraqitur ditën e sotme sërish në SPAK. Ai është vënë nën hetim nga SPAK në lidhje me sulmin kibernetik të ndodhur në 12 mars 2025 ndaj Prokurorisë së Posaçme.
Burime për mediat kanë bërë me dije se Ismailit më herët i është komunikuar mbyllja e hetimeve. Sipas SPAK, hakerët tentuan të merrnin informacion nga kompjuterët e tre prokurorëve të posaçëm, Behar Dibra, Enkeleida Millonai dhe Elida Kaçkini, por sipas Prokurorisë, nuk arritën të depërtojnë në sistemin e brendshëm të IT-së.
Të arrestuarit dyshohet se më pas i shpërndanë të dhënat e marra te persona të tjerë mes të cilëve dyshohet se janë dy gazetarë, ish-kreu i Burgjeve Agim Ismaili, si dhe Dritan Palikaj, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Bujqësisë./et
