Last Updated on 25/10/2026 by Anisa
Angelina Vuçiç, nëna e ish-presidentit serb Aleksandar Vuçiç, raportohet se është sulmuar mëngjesin e sotëm pranë një qendre votimi në qendër të Beogradit, sipas mediave serbe.
Sipas raportimit, disa persona, të cilët “Informer” i identifikon si pjesëmarrës në bllokada, e kanë fyer Angelinën dhe i kanë marrë me forcë qesen me ushqime që mbante me vete.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pak pasi ajo kishte votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi.
Sipas Informer, incidenti është denoncuar në polici, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe për të identifikuar personat e përfshirë./ad
