Pas njoftimit se nesër priten reshje të dendura shiu në qarkun e Vlorës, Ujësjellës Kanalizime u ka bërë thirrje qytetarëve të tregohen vigjilentë, të ndjekin këshillat e institucioneve dhe të shmangin parkimin e automjeteve në zonat me risk të lartë, për të parandaluar situata të rrezikshme.
“Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë, referuar njoftimit të Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, njofton qytetarët se ditën e Hënë, 5 Janar 2026 reshje të dendura shiu pritet të përfshijnë Qarkun e Vlorës.
Ju lutemi të tregoheni vigjilentë për çdo situatë dhe të respektoni thirrjet dhe këshillat e autoriteteve. Jeni të lutur të shmangni parkimin e automjeteve në zonat me risk të lartë”,njofton Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë.
Grupet e Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë do të jenë në terren për monitorimin e vazhdueshëm të situatës dhe do të ndërhyjnë sipas nevojës.
“Ju lutemi të ndiqni njoftimet zyrtare dhe të bashkëpunoni me strukturat tona për garantimin e sigurisë së jetës dhe pronës”,përfundon deklarata e UKRV./kb
