Last Updated on 07/09/2025 by adminfjala
“Po e thellojmë operacionin në qytetin e Gazës dhe përreth tij. Ne shkatërrojmë terroristët, terroristët Nuhba që patën rol kyç në masakrën e 7 tetorit.”
Me këto fjalë kryeministri Benjamin Netanyahu e nisi deklaratën e tij para medias, duke deklaruar se Izraeli po e ‘thellonte’ operacionin në Gaza, ndërsa ushtria kreu sulme në qendrën më të madhe urbane të qytetit, ku qindra mijëra palestinezë po kërkojnë strehim.
“Po shkatërrojmë infrastrukturat e terrorit, po shkatërrojmë kullat e terrorit të inkriminuara dhe kemi ngritur një zonë tjetër humanitare për të lejuar popullsinë civile në Gaza të largohet në një vend të sigurt dhe të marrë ndihmëhumanitare atje. Rreth 100,000 njerëz janë larguar nga Gaza deri më tani.
Hamasi po përpiqet të bëjë gjithçka që ata të mos largohen, në mënyrë që të qëndrojnë atje dhe të veprojnë si një mburojë njerëzore për të”, tha Netanyahu.
Edhe pse Izraelin e ka vënë në qendër të kritikave botërore, por edhe të qytetarëve të tij, Netanyahu e bëri të qartë se në ekuacionin që ka përballë, mbi gjithçka do të zgjedhë vetëm fitoren.
“Nëse më duhet të zgjedh midis fitores ndaj armiqve tanë dhe propagandës negative kundër nesh, unë zgjedh fitoren ndaj armiqve tanë dhe jo të kundërtën: nuk dua artikuj kur jemi të mundur nga armiqtë tanë, por artikuj pozitivë lavdërues në mediat botërore. Unë zgjedh fitoren”, tha mes të tjerash Netanyahu. m.p.
