Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se Izraeli po “i thyen kockat” regjimit iranian përmes ofensivës së tij ushtarake, por se konflikti nuk ka përfunduar ende.
Ai theksoi se qëllimi i Izraelit është që përmes këtyre veprimeve të krijojë një situatë ku populli iranian të mund të heqë nga vetja “zgjedhën e tiranisë” dhe ta sjellë një ndryshim rrënjësor në vend. Për këtë, Netanyahu tha se fundi i regjimit tani varet nga populli iranian, duke nënvizuar shpresën për një mobilizim të brendshëm kundër vendimmarrësve aktualë.
Ai bëri këto deklarata gjatë një vizite në një qendër emergjencash shëndetësore në Izrael, duke përsëritur se operacionet ushtarake kundër Iranit vazhdojnë dhe se Izraeli nuk ka arritur ende qëllimet e tij përfundimtare.
Qëndrimet e Netanyahut janë pjesë e retorikës së Izraelit në lidhje me konfliktinme Iranin, duke kombinuar mesazhe ushtarake me thirrje politike për aleatë të brendshëm dhe ndaj popullit iranian./Kb
