Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar pak minuta më parë një zhvillim të ri lidhur me Iranin.
Siç shprehet Trump përmes një postimi të publikuar nga Shtëpia e Bardhë, Irani duhet të bjerë dakord se nuk do të ketë kurrë një armë ose bombë bërthamore dhe se Ngushtica e Hormuzit duhet të hapet menjëherë, pa taksa, për trafik të pakufizuar detar, në të dyja drejtimet.
Presidenti i SHBA-së bën me dije se për pak minuta do të zhvendoset drejt ambienteve të Sallës ës Situatave, ku do të marrë edhe një vendim përfundimtar.
“Irani duhet të bjerë dakord se nuk do të ketë kurrë një armë ose bombë bërthamore. Ngushtica e Hormuzit duhet të hapet menjëherë, pa taksa, për trafik të pakufizuar detar, në të dyja drejtimet. Të gjitha minat ujore, nëse ka, do të asgjësohen (ne kemi hequr, nëpërmjet shpërthimit, shumë mina të tilla me minierat tona të shkëlqyera nënujore. Irani do të përfundojë heqjen dhe/ose shpërthimin e menjëhershëm të çdo mine të mbetur, të cilat nuk do të jenë shumë!). Anijet e bllokuara në Ngushticë për shkak të Bllokadës sonë detare të pashembullt, e cila tani do të hiqet, mund të fillojnë procesin e “kthimit në shtëpi. Nuk do të shkëmbehen para, deri në njoftim të mëtejshëm. Do të takohem tani, në Sallën e Situatave, për të marrë një vendim përfundimtar. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!”,-shkruan Trump./mxh
