Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka zbuluar detaje në lidhje me ngjarjen e djeshme në fshatin Orosh, ku dy persona të armatosur u ngujuan.
Karamuço tha se si këta persona mund të ketë dhe shumë të tjerë në vend.
Më tej, eksperti tha se këta dy persona bënin propagandë në rrjetet sociale dhe aty janë identifikuar më shumë dhe zbuloi se kanë vite që figurojnë në skedarët e antiterrorit.
Karamuço tha se njëri prej personave të ngujuar dje në Orosh, E. U. ka shërbyer si komando në Irak dhe Afganistan dhe nga ky shërbim ka pësuar trauma.
Sa i përket banesës ku u ngujuan, Karamuço u shpreh se nuk ishte një banesë e zakonshme pasi kishin menduar të ngrinin një celulë terroriste me një prapavijë të rrezikshme.
“Si këta persona mund të ketë një rreth më të gjerë. Disa nga këta pa këto arsenale mund t’i gjesh kudo në Shqipëri. Janë pika fundore e një procesi të tërë që ndodh në lidhje me monitorimin e këtyre individëve.
Policia i ka lokalizuar me anë të disa aplikacioneve, kur u konstatua ngujimi, Antiterrori kërkoi ndihmën e RENEA-s. Nuk ishte një shtëpi e zakonshme, kanë menduar të ribëjnë të njëjtën gjë që kanë parë në kampet e ISIS-it. U kapën sapo kishin filluar të krijonin një celule, me një backroung shumë të rrezikshëm. Në skedarët e antiterrorit kanë vite që figurojnë. Bënin propagandë në rrjetet sociale, aty janë identifikuar më shumë.
E. U. ka shërbyer në Irak dhe Afganistan, ka pësuar trauma. Ne nuk i trajtojmë pasi vinë, e kanë lënë në mëshirë të fatit.
Kemi kapur momentin parandalues, kur mund të hidheshin në një aksion konkret ndaj autoriteteve. Kanë marrë modelet e ekstrmistëve andej dhe kanë dashur t’i aplikojnë”, tha Karamuço.
