Aktori i njohur turk, Akın Akınözü, ka ndarë lumturinë e tij me publikun së bashku me të dashurën e tij prej kohësh, Melis Uzunoğlu.
Çifti ka zyrtarizuar lidhjen e tyre, teksa publikuan foto nga dasma e një miku.
Melis Uzunoğlu ishte e para që ndau foton romantike në rrjetet sociale. Postimi i saj me shënimin “Gel Gelinim Gönlüme Gel” (Eja nuse, eja në zemrën time) tërhoqi shumë vëmendje dhe fansat nisën të pyesin “A po afron martesa?”
Akın Akınözü, i cili zakonisht mban jetën private larg syrit të publikut, nuk e la pa reaguar postimin e të dashurës së tij.
Ai komentoi me një 🧿(për mbrojtje nga syri i keq), duke konfirmuar dashurinë e tij./mxh
