Last Updated on 23/10/2026 by Anisa
Një person u vra dhe të paktën katër u plagosën të premten në një të shtënë me armë në një rrugë periferike pranë Parisit, konfirmoi kryeministri francez Sebastien Le Corneille.
Autori dyshohet se hapi zjarr pa dallim nga makina në të cilën po udhëtonte, fillimisht në komunën Trappes dhe më pas në La Verrière në prefekturën Yvelines të rajonit administrativ Ile-de-France.
Mediat franceze raportojnë se sulmuesi përdori një mitraloz STEN nga Lufta e Dytë Botërore.
Sipas të njëjtave burime, autori i krimit u arrestua në komunitetin e Quanier.
Policia antiterrorizëm ka marrë përsipër hetimin e incidentit, siç njoftoi Kryeministri./ad
