Last Updated on 14/09/2026 by Anisa
Deputetja Zegjine Çaushi ka ndarë një moment emocional nga dita e parë e shkollës, duke zgjedhur të jetë pranë dy vajzave, Binës dhe Merit, në Roskovec.
Në një postim në rrjetet sociale, Caushi tregon se në mëngjesin e nisjes së vitit shkollor, së bashku me gjyshen e tyre, u kujdesën që dy vajzat të bëheshin gati për të shkuar në shkollë.
Momenti që e ka emocionuar më shumë deputeten ishte përcjellja e vajzave nga gjyshja e tyre, e cila, sipas Caushit, kujdeset për to me gjithë zemër dhe përpiqet t’u gjendet pranë në çdo nevojë.
“Më emocionoi shumë ta shihja gjyshen teksa i përcillte me lot në sy”, shkruan deputetja.
“U lumturova pa masë kur gocat më përqafuan të buzëqeshura. Në atë moment kuptova edhe një herë se ndonjëherë një gjest i vogël mund të ketë shumë vlerë”, shkruan ajo./ad
Reagimi i plotë:
Mirëmëngjes! ![]()
