Presidenti amerikan, Donald Trump, ka sulmuar kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni-n, duke thënë se asaj nuk i intereson nëse Irani ka armë bërthamore.
Në një intervistë për median italiane “Corriere della Sera”, Trump tha se nuk kishte komunikuar me Meloni-n për një kohë të gjatë dhe se “ajo nuk është më i njëjti person”.
Pak ditë më parë Meloni kishte kritikuar komentet e Trump-it në lidhje me Papa Leonin duke i cilësuar ato si “të papranueshme”. Lidhur me këtë presidenti amerikan tha se: “Është Meloni ajo që është e papranueshme”.
Komentet shënojnë një ndryshim në qëndrimin e Trump-it ndaj kryeministres italiane, i cili vetëm një muaj më parë e kishte përshkruar Meloni-n si një “mikeshë” dhe “udhëheqëse të shkëlqyer”.
Mbështetja e Italisë për operacionet amerikane në Lindjen e Mesme kishte qenë tashmë e diskutueshme në Uashington, pasi Roma mohoi, në fund të marsit, përdorimin e bazës ushtarake siciliane të Sigonellës për dy fluturime të gatshme për luftë me destinacion Iranin. /kb
