Brendshëm i Francës, Laurent Nuñez, i ka cilësuar si akt terrorist të shtënat me armë zjarri në disa zona të rajonit të Parisit, ku një person mbeti i vrarë dhe katër të tjerë u plagosën rëndë.
”Hetimet janë ende në vijim, por kjo është qartësisht një vepër terroriste”, deklaroi Nunez për gazetarët në qytetin Trappes, në perëndim të kryeqytetit francez.
Sipas autoriteteve franceze, një person hapi zjarr me armë automatike nga një automjet në disa lokacione të zonës së Trappes.
Të paktën një person humbi jetën, ndërsa katër të tjerë mbetën të plagosur rëndë.
Sipas raportimeve të mediave franceze, mes të plagosurve është edhe një fëmijë 12-vjeçar.
Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./mxh
