I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani është konfliktuar me nëj efektiv në ambinetet e paraburgimit te 313-ta.
Sipas gazetares Glidona Daci, ngjarja ka ndodhur më 5 gusht, ku Nuredin Dumani është konfliktuar me një nga efektivët e mbrojtjes së dëshmitarëve.
Gazetarja thotë se efektivi Rexhep Sina në orën 8:00 ka shkuar për te i pandehuri tjetër i drejtësisë Erjon Alibej, por kjo ka nervozuar Nuredin Dumanin, i cili më pas i ka hedhur policit një kovë me ujë.
Efektivi ka bërë një kallëzim në Prokurorinë e Tiranës lidhur me incidentin, për veprën penale “goditje për shkak të detyrës”./k.m
