Last Updated on 04/03/2026 by Monika
Agjentë nga Ministria e Inteligjencës së Iranit kanë sinjalizuar se janë të gatshëm të fillojnë bisedime të fshehta me CIA-në amerikane për mënyra për të përfunduar luftën aktuale midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara/Izraelit, sipas një raporti nga The New York Times.
Një ofertë e tillë u dërgua përmes shërbimit sekret të një vendi të tretë dhe është përmendur nga zyrtarë të panjohur nga Lindja e Mesme dhe Perëndimi.
As Shtëpia e Bardhë as CIA-ja nuk kanë komentuar për një zhvilim të tillë. Zyrtarë amerikanë në Uashington janë skeptikë se Irani apo administrata amerikane e Presidentit Trump janë gati vërtet për një “rrugë dalëse” nga konflikti në afat të shkurtër.
Ambasadori i Iranit në OKB në Gjenevë ka përjashtuar për momentin negociatat me SHBA-të, veçanërisht pas sulmeve ajrore të përbashkëta me Izraelin mbi Iranin.
Raporti është quajtur nga agjencia iraniane gjysmë-zyrtare e lajmeve Tasnim si “gënjeshtër e pastër dhe luftë psikologjike” në mes të një lufte./mxh
