Presidenti amerikan Donald Trump po përpiqet ta bindë Ukrainën të pranojë një marrëveshje paqeje me Rusinë, e cila përfshin lëshime territoriale në rajonin e Donbasit.
Uashingtoni i premton Kievit përfitime të mundshme ekonomike, raporton gazeta “The New York Times”.
Sipas “The New York Times”, Trump është i vendosur t’i imponojë një marrëveshje Zelenskyt, duke argumentuar se mbajtja e pjesëve të pushtuara në provincat lindore të vendit nuk e justifikon koston, dhe se Ukraina mund të përfitojë financiarisht nëse heq dorë nga kundërshtimet e saj ndaj një marrëveshjeje – qoftë edhe një marrëveshjeje të hartuar kryesisht sipas kushteve të Rusisë./mxh
