Një operacion i gjerë policor u zhvillua nga 20 deri më 31 tetor 2025 në disa vende të Europës, përfshirë Shqipërinë, në kuadër të nismës “Empact” për luftën kundër krimit të organizuar.
Operacioni “JAD Mobile 8” përfshiu kontrolle intensive të automjeteve dhe identitetit në pika kyçe kufitare dhe rajone të ndjeshme, me fokus në identifikimin e automjeteve të vjedhura dhe të falsifikuara.
Në këtë aksion morën pjesë vende si Austria, Bullgaria, Kroacia, Çekia, Franca, Gjermania, Italia, Spanja, Suedia, si dhe vende të treta si Shqipëria, Kosova, Moldavia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Zvicra.
Mediat greke shkruajnë se në Greqi, operacioni u zhvillua në rajonet e Atikës, Selanikut, Kilkisit, Fthiotidës, Thrakës, Serres dhe në pikat kufitare Mertzani, Krystallopigi dhe Kakavijë.
Rezultatet ishin këto:
U kontrolluan 6,548 automjete, 1,263 më shumë se vitin e kaluar
U identifikuan 231 automjete të vjedhura ose të falsifikuara, 57 më shumë se vitin e kaluar
U arrestuan 84 emigrantë të paligjshëm dhe 21 trafikantë
U sekuestruan 199.56 gramë lëndë narkotike
Operacioni u koordinua nga Drejtoria për Krimin e Organizuar e Policisë Greke, me mbështetjen e Drejtorisë së Veprimit të Menjëhershëm të Atikës.
Në të gjithë Europën, u identifikuan 462 automjete të vjedhura dhe të falsifikuara, një rritje prej 232 krahasuar me vitin e kaluar. Kjo tregon për efektivitetin e shtuar të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe për rëndësinë e operacioneve të përbashkëta si “JAD Mobile 8”./ K.M
