Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë zhvilluar një operacion në Sarandë, ku janë ndaluar me iniciativë katër punonjës policie, të dyshuar për shpërdorim detyre dhe favorizim të veprimtarive të paligjshme.
Sipas njoftimit zyrtar, në pranga kanë rënë Komisar Gëzim Bashllari, me detyrë shef komisariati, Nënkomisar Andi Duro, specialist për hetimin e krimeve, Nënkomisar Ajdin Ismailaj, specialist për rendin, si dhe Inspektor Robert Çullaj, specialist zone.
Ndaj tyre rëndojnë dyshime për konsumimin e veprave penale “Shpërdorim detyre”, “Kryerja e veprimeve arbitrare” dhe “Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme”, të kryera në bashkëpunim.
Nga hetimet paraprake ka rezultuar se funksionarët e policisë dyshohet se kanë lejuar dhe favorizuar ndërtime pa leje në qytetin e Sarandës, duke mos ndërhyrë për ndalimin e paligjshmërisë dhe duke kryer veprime procedurale në kundërshtim me Kodin e Procedurës Penale.
Sipas AMP-së, personat nën hetim dyshohet se kishin krijuar skema për përfitime të paligjshme, shmangie të përgjegjësisë ligjore dhe favorizim të subjekteve të lidhura me struktura kriminale që operonin në territorin e Sarandës.
Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.
“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë ndaluar me iniciativë punonjësit e policisë: Komisar Gëzim Bashllari, me detyrë Shef Komisariati; Nënkomisar Andi Duro, specialist për hetimin e krimeve, Nënkomisar Ajdin Ismailaj, specialist për rendin, Inspektor Robert Çullaj, specialist zone; ndaj të cilëve rëndojnë dyshime të forta për konsumimin e veprave penale: “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal; “Kryerja e veprimeve arbitrare”, parashikuar nga neni 250 i Kodit Penal; “Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme”, parashikuar nga neni 251 i Kodit Penal; të kryera në bashkëpunim.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta funksionarë policie dyshohet se kanë lejuar dhe favorizuar ndërtime pa leje në qytetin e Sarandës, duke mos ndërmarrë masat ligjore për ndërprerjen e paligjshmërisë dhe duke kryer veprime procedurale në kundërshtim flagrant me Kodin e Procedurës Penale.
Sipas të dhënave hetimore, personat nën hetim dyshohet se kanë krijuar skema me qëllim përfitimi të paligjshëm, shmangie të përgjegjësisë ligjore dhe favorizim të subjekteve të lidhura me struktura kriminale që operonin në territorin e Sarandës.
Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të përgjegjësive penale dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të kundërligjshme.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore mbetet e vendosur për të goditur çdo formë abuzimi me detyrën, shkeljeje të ligjit dhe bashkëpunimi me elementë kriminalë, pavarësisht funksionit apo pozicionit të personave të përfshirë.
AMP inkurajon dhe mbështet çdo denoncim të ardhur nga qytetarët dhe mediat, duke garantuar trajtim të paanshëm dhe verifikim të plotë të çdo informacioni në funksion të zbatimit të ligjit dhe rritjes së besimit publik thuhet në njoftim”, theksohet në njoftim./Kb
