Last Updated on 10/09/2026 by Anisa
Dy drejtues autobusësh janë arrestuar në Gjirokastër në kuadër të operacionit policor të koduar “Ngarkesat”, pasi dyshohet se transportonin produkte ushqimore të kontrabanduara nga Greqia dhe që nuk plotësonin kushtet higjieno-sanitare.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, përmes skanerit u konstatuan 31 pako me mish dhe peshk, të cilat dyshohet se ishin futur në mënyrë të paligjshme në territorin shqiptar.
Produktet ushqimore u sekuestruan nga autoritetet, ndërsa dy drejtuesit e autobusëve u arrestuan dhe materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprat penale të “Kontrabandës” dhe “Cenimit të sigurisë ushqimore”.
Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave të transportimit dhe origjinës së produkteve të sekuestruara./ad
