“Çdo plan për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë do të ketë nevojë për mbështetjen e ukrainasve dhe evropianëve që të funksionojë,” bëri me dije shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas.
Para takimit me ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian në Bruksel, Kallas theksoi se aleanca do të mbështesë gjithmonë paqen afatgjate.
“Ajo që ne si evropianë e kemi mbështetur gjithmonë është një paqe afatgjatë dhe e drejtë, dhe ne mirëpresim çdo përpjekje për ta arritur këtë. Sigurisht, që çdo plan të funksionojë, ai ka nevojë për ukrainasit dhe evropianët në mbështetje të tij. Kjo është shumë e qartë”, deklaroi shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas.
Ndërsa ministri i jashtëm francez, Jean-Noel Barrot fajësoi presidentin rus qe s’po arrihet nje paqe e drejte.
“Ne duam paqe. Ne duam një paqe të drejtë që respekton sovranitetin e të gjithëve dhe një paqe të qëndrueshme që nuk mund të kërcënohet nga agresione të ardhshme. Ne nuk duam që Ukraina të dorëzohet,” deklaroi ministri.
Sipas mediave nderkombetare, ministrat evropian po shqyrtojne një draft plan sekret për t’i dhënë fund luftës.
Draft-plani, i cili thuhet se është hartuar nga i dërguari i Donald Trump, Steve Witkoff , dhe këshilltari i Kremlinit, Kirill Dmitriev përfshin një “dorëzim” nga Ukraina, sipas së cilës duhet të bënte lëshime territoriale ndaj Moskës. Ende nuk janë bërë publike të dhëna te tjera./ MXH
