Last Updated on 14/09/2026 by EL
Pasi pak kohë u bë kryeministër i Britanisë, Andy Burnham ka marrë një lajm të trishtë, pasi babai i tij, Roy, është ndarë nga jeta.
Pak para se të bëhej kryeministër, Burnham foli me trishtim që babai i tij nuk do të ishte në dijeni se djali i tij po merrte detyrën e lartë për shkak se vuante nga sëmundja e Alzheimerit.
“Kjo është një trishtim sepse ai do të ishte krenar. Nga mënyra se si e shoh unë, është edhe arritja e tij. Një arritje e të gjithë familjes, megjithëse ai nuk e di”, tha Burnham në korrik, ndërsa përshkroi vizitën e tij në një azil pleqsh pak para se të merrte detyrën.
Burnham ka thënë shpesh se sëmundja e Alzheimerit e të atit, shkaku më i zakonshëm i demencës është një nga faktorët shtytës pas përpjekjes së tij për të reformuar kujdesin social.
Në një fjalim të rëndësishëm menjëherë pasi u bë kryeministër, zoti Burnham u zotua të ndihmonte “babain tim dhe miliona të tjerë si ai” të përballeshin me padrejtësinë e sistemit aktual.
Burnham ka premtuar se do ta “kapë seriozisht situatën” në reformat e kujdesit social, duke thënë pasi zëvendësoi Sir Keir Starmer si udhëheqës i Partisë Laburiste: “Kam përvojë personale me sistemin”.
“Babai im ka sëmundjen Alzheimer dhe e shihni se çfarë duhet të durojë stafi. Nuk është faji i tyre. Sistemi është i prishur. Nuk mund ta lësh kujdesin social kështu“, tha ai./et
