Last Updated on 17/10/2026 by EL
Protestuesit i kanë vënë flakën një tjetër pike të “One Albania” te Myslym Shyri. Siç shihet nga pamjet, biznesi është shkrumbëruar plotësisht. Protesta po vijon të zhvillohet në Kryeqytet, ndërsa është shoqëruar me tensione të shumta.
Efektivët e policisë kanë dhunuar brutalisht protestuesit dhe i kanë goditur me plumba gome. Si pasojë e kësaj, janë plagosur disa protestues./et
