Last Updated on 19/10/2026 by EL
Disa foto dhe video që po qarkullojnë në rrjetet sociale, ku pretendohet se Spitali i Traumës ka mbetur pa energji elektrike, kanë sjellë reagimin e drejtoreshës së këtij institucioni, Edlira Bode.
Bode sqaroi se bëhej fjalë për një avari të përkohshme në njërën prej linjave të furnizimit me energji elektrike, ndërsa theksoi se linja tjetër u vu menjëherë në funksion.
Drejtoresha bëri të ditur gjithashtu se për shërbimet kritike të spitalit ka edhe gjeneratorë, të cilët mundësojnë furnizimin me energji në raste të tilla.
“Spitali ka dy linja paralele furnizimi me energji nga OSHE. Ndodhi që ra njëra, por u vendos në funksion menjëherë tjetra. Në çdo rast, për shërbimet kritike kemi edhe gjeneratorë”, është shprehur Edlira Bode për Newsbomb./et
