Last Updated on 09/11/2025 by Kesjana
Tiranë, nëntor 2025 – Pas katër ditësh të mbushura me aktivitetetë dendura, takime ndërkombëtare dhe prezantime sektorëshstrategjikë, edicioni 2025 i Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, i organizuar nga Klik Ekspo Group, u mbyll me rezultate pozitivedhe një theks të qartë mbi rëndësinë e bashkëpunimit ekonomikrajonal.
Me moton “Dritare drejt së ardhmes”, ky edicion shënoi njëpjesëmarrje rekord: 250 kompani, prej të cilave 170 ishinndërkombëtare, që përfaqësuan mbi 20 shtete nga Europa, rajonidhe SHBA. Prania e gjerë e bizneseve të huaja dhe përfaqësuesveinstitucionalë e pozicionoi panairin si një platformë tërëndësishme dialogu dhe partneriteti për Shqipërinë.
Luel Muhametaj, Menaxher i Përgjithshëm i Klik Ekspo Group, vlerësoi veçanërisht interesin e lartë dhe natyrën ndërkombëtare tëkëtij edicioni:
“Nga 250 kompanitë pjesëmarrëse, 170 ishin të huaja nga rreth 20 vende të ndryshme. Sektorët kryesorë këtë vit ishin infrastruktura, energjia, turizmi, kultura, bujqësia dhe teknologjia, përfshirë disastart-up-e të reja.
Çdo ditë, nga ora 10 e mëngjesit deri në 6 pasdite, zhvilluamkonferenca kushtuar zhvillimit dhe të ardhmes së Shqipërisë – me diskutime për strategjitë dhe projektet që do ta integrojnë vendinmë thellë në Evropë deri në vitin 2030.”
Tirana mirëpret CEFA – një zhvillim domethënës përrajonin
Një ndër momentet kyçe të këtij edicioni ishte mbledhja e Komitetit Drejtues të CEFA-s (Central European Fair Alliance), që për herë të parë u zhvillua në Tiranë. Ky forum përfaqësonpanairet më të mëdha të Evropës Qendrore dhe Ballkanit, dhembajtja e tij në Shqipëri shënoi një moment të rëndësishëm përafirmimin e Tiranës si një aktor rajonal në industrinë e eventevedhe ekspozitave.
“Për herë të parë, Tirana priti drejtuesit e CEFA-s, ku diskutuamstrategjitë dhe projektet e përbashkëta për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe evropian në fushën e organizimit tëpanaireve dhe nxitjes së tregjeve ndërkombëtare,” – shtoiMuhametaj.
Pjesëmarrje e nivelit të lartë dhe prani e kompanive tëreja ndërkombëtare
Një tjetër veçori e këtij viti ishte prezenca për herë të parë e disakompanive prestigjioze ndërkombëtare, që shënojnë një rritje tëinteresit për tregun shqiptar dhe rajonin në tërësi.
“Një prej tyre ishte Bonomi Group, kompani multinacionaleitaliane që operon në sektorin e hekurudhave, porteve dheelektrifikimit që nga viti 1928.
Po ashtu, për herë të parë mori pjesë Bostock London, njëkompani britanike e themeluar nga George Busby dhe Lord Christopher Gage, e specializuar në siguri kibernetike dhebashkëpunim teknologjik në rajon.”
Një platformë në rritje për zhvillim dhe integrimeuropian
Rritja e vëmendjes ndërkombëtare, niveli i lartë i përfaqësimit dhetematika e fokusuar në integrimin europian dhe inovacionin, e pozicionojnë Panairin e Tiranës si një nga ngjarjet më tërëndësishme të kalendarit ekonomik rajonal.
Në përfundim të edicionit, Muhametaj theksoi misionin afatgjatëtë Klik Ekspo Group për të forcuar imazhin ekonomik të venditdhe për të zgjeruar bashkëpunimet me rrjetet panaire europiane:
“Ne po ndërtojmë një traditë që forcon imazhin ekonomik tëShqipërisë dhe e kthen Tiranën në një dritare reale drejt sëardhmes.”- përfundoi ai./kb
