Last Updated on 06/11/2025 by Kesjana
Shqipëria turistike dhe oferta e saj në tregun ndërkombëtar tëturizmit, ishin pjesë e diskutimit në panelin me temë “Turizmisot dhe në të ardhmen”. Në ditën e dytë të PanairitNdërkombëtar të Tiranës, përfaqësues të ministrisë së Turizmit, pushtetit lokal, organizatave dhe biznesit, folën për potencialinturistik që ka vendi ynë dhe nismat që do të kontiribuojnë përzhvillimin e qëndrueshëm.
Lira Pipa, zëvendësministre e Turizimit, Kulturës dheSporteve foli për bumin turistik të vendit, i cili një dekadë mëparë, as nuk imagjinohej. “Vitin e kaluar Shqipëria priti 12 milionë turisë, dhe brenda një 10-vjeçari shohim që numri është3–fishuar. Askush nuk e besonte se Shqipëria do të bëhej njëdestinacion kaq i kërkuar. Pavarëisht entuziazmit dhe investimittë shumëkujt që e shikon Shqipërinë si një vend me potencial, oferta jonë turistike shoqërohet edhe me sfida dhe që tani ne duam të krijojmë cilësi, duke e ndërlidhur turizmin me artet, kulturën, historinë dhe sportin”.
Programi GIZ ka luajtur rol të rëndësishëm në zhvillimin e rajoneve, duke kontribuar me ide dhe projekte konkrete përzhvillimin e qëndrueshëm të komuniteteve. “Shqipëriaautentike duhet të ruajë trendin e turizmit dhe kjo ështëshumë e rëndësishme. GIZ punon në këtë drejtim. Ne punojmëpër nxitjen e turizmit aktiv, përmes aktiviteteve sportive si,hiking, çiklizmi, mountain bike e sportet ujore dhe po ngrejmëplatforma për të nxitur këto aktivitete. Në fokusin tonë ështëedhe agroturzimi, përmes të cilit shumë banorë lokalë mund tëpërfitojnë. Ne duam që produkti shqiptar të ketë identitet nëkulinari. Italia dhe Franca janë kampione për produktin kulinar. Ne jemi në proces për të regjistruar markat, në mënyrë qëfermerët të përfitojnë”, tha Sofjola Kotelli, drejtuese e programitSRD, në GIZ.
Pervin Gjikuria, Sekretar i Përgjitshëm i Bashkisë Himarëfoli pwr potencialet e fshehura dhe të nënreklamuara, për të cilatdestinacione si Himara apo edhe vende të tjera janë krejtësisht tëpanjohura. “Himara nuk është vetëm det. Ne kemi një natyrëmahnitëse, dhe shumë njerëz që kalojnë në rrugën e lumit tëVlorës mbeten të mahnitur. Ne duam që ta përfshijmë Himarënnë turizëm gjithëvjetor. Turizmi fetar është një tjetërangazhim i Bashkisë, pasi fshtrat tanë kanë dhjetra kisha, tëcilat ngjallin kureshtjen e banorëve vendas dhe të huaj. Cilësia e shërbimit është ajo çka ne duam të arrijmë në bashkinë tonë. Ne duam që klientët tonë të dalin të kënaqur. Jam besimplotë që me ndihmën që po na jepet nga Ministria e linjës dhe GIZ, në fund të 5 viteve do të jemi në një tjetër nivel”, tha Gjikuria.
Të ftuarit në panel ndanë qëndrimin e përbashkët se Shqipëria është ende në hapat e parë të zhvillimit të turizmitdhe potencialet e saj duhet të zhvillohen përmes një strategjie tëgjerë, rezultatet e së cilës do të kenë impakt me rëndësi brendanjë 5-vjeçari. “Ajo çka duhet të bëjmë është hartëzimi dhe ne duhet ta shesim Shqipërinë me cmimin që ajo ka. Burimet tonanjerëzore janë të vakëta. Ne kemi rrugë, por nuk kemi transport publik. Elementi i kolektivitetit ka humbur dhe në rast se zbretnë Rinas, përvec taksive nuk ka mjet transporti publik që tëçon në Gjirin e Lalzit apo në Durrës. Ka një tendencë pozitivenga operatorët turistikë që kanë zgjeruar periudhën e guidavenga muaji maj deri në tetor. Mali i Zi ka një periudhë të shtrirëderi në 8 muaj, ne mund ta çojmë në 6 muaj. Elementi ishtrirjes në kohë të pushimeve kërkohet edhe nga vetëturistët”, nënvizoi Majlind Lazimi, drejtor menaxhues nëHorwath HTL Albania.
Një përvojë unike biznesi në funksion të nxitjes së turizmitdhe promovimit të trashëgimisë kulturore solli edhe Armando Muça, Drejtor Ekzekutiv i Albanian Nights. “Nëse pyet dikë nëShqipëri për një ide biznesi sot në një zonë turistike, do të thotëse dëshiron të hapë një restorant, një bujtinë apo të lëshojë disadhoma me qira ditore. Ne në Albanian Nights shesim kulturënvendase, u tregojmë njerëzve historinë e vendit tonë përmeskëngëve, valleve dhe ritualeve që kanë trashëguar të parët. Nëshohim që turistët që pagujanë një biletë për këtë organzim, janëgati të blejnë edhe produktet tona të trashëgimisë kulturore dheky është një biznes fitimprurës”, tha Muça.
Të ftuarit folën edhe për strategjinë kombëtare të turizmitdrejt Shqipërisë 2030, e cila do të zhvillohet përmesndërtimit të infrastrukturuës, me rrugë, hekurudha, porte dheaeroporte, stimulimit të të rinjve për të ndjekur shkollatprofesionale dhe politikat incentivuese për të rikthyeremigrantët shqiptarë të investojnë në vendin e tyre./kb
