Një tjetër tërmet me magnitudë 6.4 ballë ka goditur Panamanë, duke shkaktuar shqetësim pas një serie të gjatë lëkundjesh sizmike që kanë prekur vendin ditët e fundit.
Ndërkohë, më shumë se 300 pasgoditje janë regjistruar në Panama që nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7.7 ballë, i cili goditi vendin të premten. Lëkundjet e mëparshme shkaktuan dëme në qindra banesa dhe në infrastrukturë, duke bërë që qeveria të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme.
Deri më tani, nuk raportohet për viktima nga tërmeti i fuqishëm i së premtes, ndërsa 27 persona kanë mbetur të plagosur dhe rreth 900 banesa janë dëmtuar. Autoritetet vijojnë vlerësimin e pasojave, veçanërisht në komunitetet e largëta, ku bilanci i dëmeve mund të ndryshojë./ad
