Sipas ish-negociatorit amerikan Robert Malley, presidenti Donald Trump rrezikon të bjerë në “kurthin e Vietnamit” në mënyrën si po e trajton konfliktin me Iranin. Malley argumenton se administrata amerikane po e sheh luftën vetëm përmes statistikave ushtarake, objektivave të goditura dhe humbjeve të armikut, duke harruar se një konflikt asimetrik nuk fitohet domosdoshmërisht me forcë më të madhe ushtarake.
Ai krahason situatën me luftën e Vietnamit, ku SHBA-të mendonin se po fitonin bazuar në shkatërrimin e shkaktuar, por rezultati përfundimtar ishte ndryshe.
Sipas tij, tri problemet kryesore që sot po përpiqet të zgjidhë Washingtoni, parandalimi i armës bërthamore iraniane, kontrolli i uraniumit të pasuruar dhe rihapja e ngushticës së Hormuzit, nuk do të ekzistonin po të mos ishte tërhequr Trump nga marrëveshja bërthamore “Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit”dhe po të mos kishte ndërmarrë sulme ndaj Iranit gjatë negociatave./mxh
