Dita e sotme pritet të karakterizohet nga kushte tipike dimërore në të gjithë territorin e Shqipërisë. Moti do të jetë kryesisht i vranët, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, më të theksuara në zonat veriore dhe qendrore.
Reshje shiu parashikohen herë pas here, ndërsa në zonat malore në veri dhe verilindje nuk përjashtohen reshje dëbore. Temperaturat do të jenë të ulëta për shkak të masave ajrore të ftohta, me ndjesi më të theksuar të të ftohtit gjatë orëve të mëngjesit dhe mbrëmjes.
Era do të fryjë mesatare deri herë pas here e fortë, kryesisht nga drejtimi verior, duke krijuar kushte më të ftohta, sidomos në zonat bregdetare dhe ato të hapura./K.M
