Dita e martë do të karakterizohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme në orët e para të ditës dhe zhvillime të paqëndrueshme gjatë pasdites.
Paraditja parashikohet me mot kryesisht të kthjellët dhe vranësira të lehta kalimtare në pjesën më të madhe të vendit. Gjatë mesditës dhe pasdites, pritet shtim i vranësirave, të cilat do të shoqërohen me reshje shiu lokale, fillimisht në zonat malore dhe më pas edhe në disa zona të ulëta.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, me drejtim kryesisht verilindor, duke u ndjerë më e theksuar në zonat bregdetare dhe të hapura./kb
