Sot, në të gjithë vendin pritet të ketë mot kryesisht të qetë dhe me diell, me temperatura që do të jenë të buta në pjesën më të madhe të vendit.
Në zonat bregdetare, temperaturat do të luhaten nga 10 deri në 18 gradë Celsius, ndërsa në zonat malore mund të ketë paksa rënie të temperaturave gjatë natës duke sjellë edhe ngrica në disa qytete në veri të vendit. Nuk raportohet për reshje shiu./K.M
