Ditën e sotme, vendi ynë do të dominohet nga vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu.
Temperaturat do të luhaten nga 14°C deri në 18°C, me vlera më të ngrohta në orët e mesditës. Paraditja pritet të sjellë reshje më intensive në zonat bregdetare, ndërsa pasditja do të jetë kryesisht e vranët, me mundësi të ulët për shi.
Era do të fryjë mesatare nga jugperëndimi, ndërsa lagështia e lartë do të bëjë që i ftohti të ndjehet më shumë në orët e mbrëmjes./ K.M
