Sot vendi ynë pritet të përfshihet nga një sistem i ri vranësirash dhe reshjesh, i cili do të sjellë një përkeqësim të dukshëm të kushteve atmosferike. Sipas parashikimeve, moti do të jetë kryesisht i vranët në të gjithë territorin, ndërsa reshjet e shiut do të jenë prezente që në orët e para të mëngjesit.
Zona e ultësirës perëndimore do të përjetojë reshje me intensitet mesatar deri në momente me reshje të dendura, ndërsa në zonat malore priten edhe reshje bore në lartësi mbi 1200 metra. Era do të fryjë me intensitet mesatar nga drejtimi jugperëndimor, duke shtuar ndjesinë e ftohtit në disa zona.
Temperaturat do të shënojnë rënie krahasuar me ditët e mëparshme, ku maksimumet do të luhaten nga 11–17°C, ndërsa minimumet pritet të zbresin deri në 4°C në zonat malore dhe 8–10°C në ultësirë./ K.M
