Moti në vend pritet të jetë kryesisht me vranësira gjatë gjithë ditës së martë. Temperaturat do të luhaten nga 13°C në mëngjes deri në 20°C në mesditë, ndërsa në mbrëmje zbresin lehtë në rreth 17–18°C.
Nuk parashikohen reshje shiu, por pritet një ditë gri me intervale të shkurtra me diell, veçanërisht në orët e pasdites. Era do të fryjë e lehtë dhe temperaturat mbeten të buta për muajin tetor. /K.M
