Moti për ditën e sotme pritet të jetë i paqëndrueshëm në orët e para të mëngjesit, ndërsa gjatë ditës do të përmirësohet gradualisht. Në zonat bregdetare, si Durrësi, dita do të nisë me reshje të lehta shiu dhe vranësira të dendura, ndërsa pas orës 09:00 moti do të kthjellohet pjesërisht me intervale dielli.
Temperaturat do të luhaten nga 15°C në mëngjes deri në 22°C në mesditë, duke ofruar një klimë të butë dhe të këndshme për periudhën e vjeshtës. Pasditja pritet të jetë kryesisht me diell dhe mjegullim të lehtë, ndërsa në mbrëmje mund të rikthehen vranësira kalimtare.
Era do të fryjë e lehtë nga drejtimi verilindor, ndërsa kushtet detare do të jenë të qeta, duke e bërë ditën të përshtatshme për lëvizje në bregdet. /K.M
