Si pasojë e masave ajrore të paqëndrueshme, vendi ynë do të vijojë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta, ku në gjysmën lindore të territorit do të gjenerojnë reshje shiu, si edhe reshje dëbore.
Sipas MeteoAlb, orët e pasdites do të vijojnë me vranësira dhe reshje të dendura shiu e dëbore në zonat jugore-juglindore, duke lënë pjesën tjetër të vendit nën ndikimin e vranësirave të dendura, por pa reshje. Gjatë natës parashikohet ndërprerje e përkohshme e reshjeve në territor.
Temperaturat e ajrit do të rriten, duke luhatur vlerat ditore nga 3°C, vlera më e ulët e shënuar në qarkun e Korçës, deri në 20°C, vlera më e lartë që pritet të shënohet në Ultësirën Perëndimore.
