Last Updated on 24/12/2025 by Kesjana
Dita e mërkurë, 24 dhjetor, pritet të jetë e karakterizuar nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme në të gjithë vendin. Meteorologët parashikojnë vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje shiu të herëpashershme, me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në shumicën e territorit, sidomos gjatë orëve të para të ditës dhe në mëngjes. Herë pas here mund të ndodhin edhe shtrëngata të shkurtra.
Në zonat malore, në Alpe dhe në lartësitë 700-800 metra në verilindje dhe 900 metra në juglindje, priten reshje dëbore të intensitetit të ulët dhe lokalisht mesatar. Mjegulla e dendur do të jetë e pranishme përgjatë zonave luginore gjatë mëngjesit dhe gjatë momenteve të reshjeve.
Në det, parashikohet valëzim me forcë 2-4 ballë.
