Last Updated on 27/01/2026 by Klara
Dita e martë, 27 janar 2026, pritet të karakterizohet nga kushte tipike dimërore. Moti do të jetë kryesisht i qëndrueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta gjatë ditës.
Temperaturat do të mbeten të ulëta, veçanërisht në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes, ndërsa në mesditë pritet një rritje e lehtë e tyre.
Në zonat malore mund të ketë prani të reshjeve të dobëta, kryesisht në formën e shiut ose dëborës, ndërsa era do të fryjë e lehtë deri mesatare./K.M
