Moti do të jetë i vranët, me reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, më të theksuara në veri dhe qendër. Temperaturat do të luhaten nga 8 deri në 15°C, ndërsa në zonat malore priten reshje dëbore në lartësi.
Gjatë mesditës reshjet do të jenë më aktive, ndërsa në mbrëmje moti mbetet i paqëndrueshëm. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare./KM
