Sipas parashikimeve meteorologjike, dita e martë, 28 tetor 2025, do të nisë me reshje të lehta shiu dhe vranësira të dendura, kryesisht në orët e para të mëngjesit. Gjatë paradites, reshjet pritet të ndërpriten gradualisht, ndërsa pas mesditës moti do të përmirësohet duke u kthyer në kryesisht me diell.
Temperaturat do të kenë një rritje të lehtë krahasuar me ditën e mëparshme, me minimumet rreth 13°C në orët e para të ditës dhe maksimumet deri në 20°C gjatë orëve të pasdites.
Në mbrëmje, pritet një qiell më i kthjellët dhe temperatura do të bjerë në 10–14°C.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor, ndërsa lagështia do të mbetet e lartë në mëngjes, për t’u ulur ndjeshëm gjatë ditës. /K.M
