Sipas të dhënave meteorologjike për rajonin tonë, dita e sotme pritet të sjellë stabilitet në mot në të gjithë territorin e Shqipërisë. Temperaturat do të jenë të larta, me reshje të pakta dhe kthjellime në shumicën e zonave.
Në zonat bregdetare dhe në fushat pranë detit, gjatë mëngjesit mund të ketë prezencë mjegulle. Temperatura maksimale pritet të sillet ndërmjet 19 – 23˚C, ndërsa në zonat malore dhe lindore temperatura minimale mund të zbresë deri në 8 – 10˚C në orët e para të mëngjesit.
Era do të jetë e lehtë deri mesatare. /K.M
