Sot, moti në Shqipëri pritet të jetë tipik dimëror. Në pjesën më të madhe të vendit do të dominojnë vranësirat, të shoqëruara me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar, veçanërisht në zonat perëndimore dhe bregdetare.
Në zonat malore të veriut dhe verilindjes priten reshje bore, ndërsa temperaturat do të zbresin ndjeshëm, me ngrica gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit. Temperaturat minimale mund të zbresin nën zero në zonat e thella malore.
Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi verior, herë pas here e fortë, duke krijuar ndjesi më të ftohtë të motit. Deti parashikohet me dallgëzim të moderuar./K.M
