Moti gjatë ditës së sotme pritet të jetë kryesisht i kthjellët në gjithë bregdetin dhe zonat qendrore të vendit. Temperaturat do të jenë më të larta se mesatarja sezonale, duke arritur deri në 20°C në orët e pasdites.
Sipas të dhënave meteorologjike, mëngjesi do të nisë me kthjellime dhe temperatura të freskëta rreth 12–13°C, ndërsa në mesditë pritet një rritje graduale, me diell të plotë dhe temperatura deri në 19–20°C.
Mbrëmja do të sjellë një ftohje të lehtë, me vlera që zbresin në 14–17°C, por moti mbetet i qëndrueshëm dhe pa reshje./ K.M
