Ben Affleck ka folur me vlerësim për ish-bashkëshorten e tij, Jennifer Lopez, duke komentuar faktin se ajo nuk është nominuar asnjëherë për çmimin Oscar, pavarësisht roleve të vlerësuara nga kritika.
Në një intervistë për “Variety”, aktori dhe regjisori tha se ka admirim dhe respekt për të.
“Jam i njëanshëm. Kam shumë respekt dhe admirim për atë që është e aftë të bëjë”.
Affleck përmendi edhe mënyrën subjektive se si ndahen çmimet në industrinë e filmit, duke theksuar se preferencat personale të votuesve ndikojnë në rezultatet përfundimtare.
“Është pjesë e kësaj procedure të çuditshme dhe subjektive, ku njerëzit sjellin shumë nga bindjet dhe përvojat e tyre.”
Ai dhe Lopez u rikthyen bashkë pas gati dy dekadash dhe u martuan në vitin 2022, por martesa e tyre përfundoi me divorc në janar 2025.
Pavarësisht ndarjes, Affleck ka vazhduar të flasë pozitivisht për Lopez. Ai e ka cilësuar atë si një person të rëndësishëm në jetën e tij dhe ka vlerësuar veçanërisht marrëdhënien e saj me fëmijët e tij./mxh
