Një nga çiftet më të përfolura të edicionit të fundit të Big Brother VIP Kosova, Elijona dhe Klodian Mihaj, i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre të dashurisë. Romanca e nisur brenda mureve të shtëpisë më të famshme duket se nuk i ka mbijetuar kohës jashtë saj, duke u mbyllur përfundimisht me dy deklarata publike në rrjetet sociale.
Lajmin e bëri të ditur fillimisht Elijona përmes një postimi në Instagram, ku kërkoi mirëkuptimin e ndjekësve dhe theksoi se zgjodhi të jetë e sinqertë për të shmangur aludimet e mëtejshme:
“Pasi nuk dua që lidhja ime të jetë temë e lajmeve apo e pyetjeve, por edhe për shkak të korrektësisë ndaj të gjithë atyre që na kanë mbështetur gjatë gjithë kësaj kohe, doja ta bëja publike se unë dhe Klodi tashmë nuk jemi më në lidhje. Ndonjëherë dy njerëz zgjedhin të vazhdojnë rrugët e tyre veçmas, edhe kur dikur kanë ndarë shumë bashkë. E respektoj atë që kemi përjetuar dhe, mbi të gjitha, respektoj privatësinë dhe dinjitetin e të dyve. Nuk kam nevojë të flas keq për dikë që dikur ka qenë i rëndësishëm për mua”
Menjëherë pas saj ka reaguar edhe ish-banori i BBVK, Klodi, i cili ka zgjedhur të shuajë zërat dhe thashethemet që shpërthyen menjëherë në rrjet:
“Njerëz, ju dua shumë. Fatkeqësisht nuk di çka tjetër me shtu. Do të doja shumë t’ju jepja përgjigje, por nuk i kam as unë për me i dhënë. Gjithsesi, dashnia dhe respekti prej anës time mbeten gjithmonë. Falemnderit shumë për përkrahjen.
Për sa i përket teorive të shumta, më duket e kotë edhe që po më duhet me i adresu, por u bë pak e tepërt… Nuk ka pasur kurrë as tradhti dhe as keqtrajtim prej anës time. Kam dëgjuar shumë gjëra për veten dhe është e rëndë si për mua, ashtu edhe për familjen time. Koha do tregojë çdo gjë. Ju dua????”

Ndonëse të dy theksojnë se ruajnë respekt për rrugëtimin e përbashkët që nisi në ekran, kapitulli mes tyre duket se është mbyllur përfundimisht./mxh
