Pas një periudhe jo të lehtë në jetën personale, Elijona ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit një moment të thjeshtë, por shumë domethënës pranë babait të saj.
Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova ka publikuar një fotografi nga Deçani, ku shfaqet përkrah të atit, ndërsa mbi imazh ka shkruar:
“Shtylla e shtëpisë”.
Dedikimi i shkurtër, i shoqëruar me një emoji zemre, mori menjëherë vëmendjen e ndjekësve, të cilët e komentuan si një dëshmi të raportit të fortë familjar që Elijona ka treguar edhe më herët.
Gjatë eksperiencës së saj në BBVK, ajo kishte rrëfyer disa herë se babai është personi që i ka qëndruar gjithmonë pranë dhe mbështetja më e madhe në çdo moment të jetës.
Kujtojmë se pas përfundimit të formatit televiziv, Elijona dhe familja e saj kaluan një periudhë të vështirë për shkak të humbjes së xhaxhait të saj, një ngjarje që preku jo pak ish-banoren.
Mes gjithë emocioneve dhe sfidave personale, duket se familja vazhdon të mbetet streha më e fortë për të./MXH
