Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur rritjen e pagës për sistemin e prokurorisë.
Vendim i marrë me 11 vota pro dhe asnjë kundër.
Sipas vendimit të KLP, paga do të jetë 236,425 lekë, paga referuese 222.425 lekë dhe 14.000 lekë niveli i kualifikimit.
Pas mbledhjes i është bërë thirrje dhe Prokurorisë së Përgjithshme që të zbatojë të njëjtën pagë dhe për prokurorët.
Pak ditë më parë, më 26 gusht dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi rritjen e pagës referuese të çdo gjyqtari në vend me 65.600 lekë./kb
