Përfundimi i rrugëtimit të 3 të “Ferma VIP” ka lënë pas shumë emocione, por edhe vlerësime të mëdha mes protagonistëve. Një nga ish-konkurentët, aktori Indri Shiroka, ka ndarë së fundmi një mesazh mjaft të ndjerë dhe plot vlerësim për moderatoren e njohur, Arbana Osmani.
Përmes një postimi në Instastory, ku shihet në një moment mjaft miqësor dhe duke shtrënguar duart me Arbanën, Indri nuk i ka kursyer fjalët e mëdha për profesionalizmin dhe ndikimin e saj në suksesin e këtij formati.
“@arbanao Dëshmoj edhe një herë pse është më e mira në profesionin e saj. Në një pikë të karrierës ku s’kishe dhe aq nevojë,” ka shkruar ai, duke vënë në dukje se Arbana pranoi një sfidë të re kur tashmë e ka vërtetuar veten prej kohësh.
Më tej, ai ka theksuar se suksesi i spektaklit mban vulën e saj:“@fermavip.al nuk do kishte mbërritur kurrë aty ku është sot pa drejtimin e saj. That’s a FACT (Ky është fakt).”
Indri e ka mbyllur dedikimin e tij me një falënderim të thjeshtë por me shumë peshë: “So thank you Bana from një fermer i thjeshtë ????”.
Ky mesazh tregon qartë konsideratën e lartë që konkurentët kanë pasur për moderimin dhe mbështetjen e Arbanës përgjatë gjithë kësaj eksperience televizive./mxh

