Last Updated on 16/11/2026 by EL
Bizneset e prekura nga dëmet e shkaktuara gjatë protestave të javëve të fundit në Tiranë vijojnë të raportojnë humbjet përmes shërbimit elektronik “Dëmi im”, të vendosur në dispozicion nga Administrata Tatimore.
Sipas të dhënave të raportuara, vlera e dëmeve të deklaruara online deri më tani arrin në 3.59 milionë euro.
Përmes një njoftimi, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën me dije se aplikimet vijojnë dhe se të gjitha bizneset e prekura mund të evidentojnë dëmet e shkaktuara në njësitë e tyre tregtare përmes portalit e-Albania ose faqes zyrtare të Administratës Tatimore.
Ndërkohë, Administrata Tatimore vijon procesin e evidentimit dhe vlerësimit të dëmeve të raportuara, duke lehtësuar procedurat për bizneset e prekura.
Shërbimi “Dëmi im” synon të krijojë një mekanizëm për evidentimin e dëmeve dhe dokumentimin e pasojave financiare të shkaktuara te bizneset nga protestat./ET
