GJKKO ka dënuar me 7 vite burg ish-drejtoreshën e Kadastrës në Durrës, Rajmonda Dashi. Ajo akuzohet për pastrim parash të kryer në bashkëpunim.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi për ish-zyrtaren zbret ne 4 vite e 8 muaj burg.
Dashi nuk do të bëjë asnjë ditë burg, pasi dënimi i konvertohet në 3 vite shërbim prove. GJKKO ka vendosur që ish-drejtoreshës së Kadastrës Durrës t’i heqë edhe masat e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe “ndalim dalje jashtë shtetit”.
Ndërsa për Ardjan Malasin, Gjykata vendosi dënimin me 9 vite burg, 6 vite me gjykim të shkurtuar./ K.M
